Lajme

Policia konfiskon mallra të kontrabanduara, vlera e tyre mbi 25 mijë euro

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në dy raste të ndara, kanë kapur mall të kontrabanduar në sasi të konsiderueshme.

Në rastin e parë, pasi kanë ndaluar një mjet pa targa që po lëvizte në rrugën Kabash-Smirë-Viti, Policia ka gjetur mallra të ngarkuara në vlerë tregu mbi 25.000 euro, mallra të cilat dyshohet se janë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.

Saktësisht ka gjetur 7100 poça elektrikë, 300 kilogramë rrush i terur, 1040 kilogramë arra të qëruara, 200 kilogramë arra indiane, 158 copë jakne, 55 çanta krahu, 25 jelekë-monta, gjashtë palë çorape dhe një palë këpucë për gra.

Ndërkohë, në të rajonin e veriut, në Jarinje, është gjetur një veturë e braktisur në fshatin Jellakce, ku e njëjta po ashtu ishte pa targa, në të cilën ndodheshin mallrat e kontrabanduara (pijet alkoolike dhe të gazuara).

“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, është bërë tërheqja e mjetit i cili është dërguar në terminalin doganor Mitrovicë, në ndërkohë që janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Komunikata e plotë:

Po ashtu në të njëjtën datë, në rajonin e veriut, gjatë një patrullimi nga NjNSh në Jarinje është gjetur një veturë e braktisur në fshatin Jellakce, ku e njëjta po ashtu ishte pa targa, në të cilën ndodheshin mallrat e kontrabanduara (pijet alkoolike dhe të gazuara).

Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Task  Forcës–Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në Viti dhe Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSh) në Jarinje, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në terren, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy automjeteve të ngarkuara me mall të kontrabanduar.

Në rastin e parë, në rajonin e lindjes, me datën 20.11.2023, është vërejtur një automjet i dyshuar pa targa i cili po lëvizte në rrugën Kabash-Smirë-Viti, i cili përkundër urdhrave të zyrtarëve policorë për ndalim ka tentuar që të largohet, ku gjatë ikjes ka shkaktuar aksident trafiku me njërën nga veturat zyrtare të PK-së dhe si përfundim është ndaluar nga zyrtarët policorë.

Të dyshuarit mashkull kosovar me iniciale M. M. gjatë kontrollimit të mjetit që e drejtonte i janë gjetur mallra të ngarkuara në vlerë tregu mbi 25.000 euro, mallra të cilat dyshohet se janë kontrabanduar

përmes rrugëve ilegale nga RMV – RKS, e që janë si në vijim:

 poça elektrikë – 7100 copë,

 rrush i terur rreth 300 kg,

 arra të qëruara rreth 1040 kg,

 arra indiane rreth 200 kg,

 tekstil jakne 158 copë,

 çanta krahu për femra 55 copë,

 jelek-mont 25 copë,

 çorape 6 palë dhe

 1 palë këpucë për femra.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan  i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli  dhe automjeti i përfshirë në rast dërgohen në terminalin doganor Dheu i Bardhë.

/Shqip.com