Lajme

Policia konfiskon kokainë në vlerë prej mbi 22 mijë euro

Policia e Kosovës gjatë një aksioni në kuadër të operacionit “Shpërndarësi 2’, gjatë një kontrolli në shtëpinë e një personi, ka zbuluar 220 gram kokainë.

“Sot, në orët e pasdites, në koordinim me organet e drejtësisë, është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit Sh.R., (viti i lindje 1997, mashkull kosovar). Aty janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë 220 gramë, dy peshore dhe prova tjera që do të përdoren në procedurë të mëtejme. Vlen të ceket se vlera e substancës së konfiskuar është rreth 22 mijë euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, i njëjti është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

/Shqip.com