Lajme

Policia konfiskon afro 7 mijë € të falsifikuara në Fushë-Kosovë dhe Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar afro shtatë mijë euro të falsifikuara në Fushë-Kosovë dhe Graçanicë.

Në Fushë-Kosovë një zyrtare e bankës tha se disa klientë të ndryshëm kanë deponuar deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ndërsa në Graçanicë, po ashtu dy zyrtare të bankës kanë raportuar se klientë të ndryshëm kanë deponuar gjithsej 3295 monedha dyeuroshe që dyshohet se janë të falsifikuara.

Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

/Shqip.com