Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i gjetur këta dy persona

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy personave të cilët dyshohet për “për implikim në veprën penale”.

Në njoftim, policia ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve.

“Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë,  paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprën penale”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Persona të shpallur në kërkim

Prishtinë, 26 janar 2024- Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë,  paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprën penale;

• “Vjedhja”, konform nenit 313 të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” të ndodhur më 13.12.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall,  kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.

Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android IOS app: Lajmero Policine

Tel: 192

038 606083

045 450364

/Shqip.com