Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy personave.

Personat e dyshuar për të cilët Policia ka publikuar edhe fotografi kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë huaj, që ka ndodhur gusht të vitit 2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi / video.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisësë huaj, që ka ndodhur gusht të vitit 2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

/Shqip.com