Lajme

Policia kërkon ndihmë për ta kapur 24-vjeçarin që shkaktoi aksident me fatalitet në Pejë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta kapur një 24-vjeçar që shkaktoi aksident me fatalitet në Pejë dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Aron (Halit) Rexhaj, i lindur në Paderborn të Gjermanisë dhe me vendbanim në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, tash është shpallur në kërkim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar për shkaktim të aksidentit me fatalitet në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/Shqip.com