Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi i cili dyshohet për mashtrim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar një person, fotografitë e të cilit i ka publikuar në Facebook.

PK thotë se ai po kërkohet për veprën penale “mashtrim”, që ka ndodhur më 11 janar në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi kërkohet , për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Policia ka publikuar edhe numrat e telefonit dhe adresat elektronike për të kontaktuar Policinë e Kosovës.

/Shqip.com