Lajme

Policia kap një kamion cisternë me naftë, dyshohet se është futur ilegalisht nga Serbia

Kamioni me cisternë i sekuestruar nga Policia e Kosovës

Policia Kufitare e Kosovës ka hasur në një kamion cisternë pa targa, të braktisur, e ngarkuar me një sasi të naftës së pa përpunuar në fshatin Kovaçë të Zubin Potokut.

Siç njofton policia, në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe automjeti Toyota me targa vendore me vozitës të dyshuar me iniciale (D.V.) i lindur më 1973.

“Pas kontrollit të realizuar është vërejtur se në automjet kishte të ngarkuara pllaka të qeramikës dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi”, thuhet në njoftim.

Kamioni i sekuestruar

Nafta e pa përpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në atë të Kosovës. 

Prokurori ka inicuar restet për “Kontrabandim me mallra”.

Qeramikat e sekuestruara

Policia njofton se kamioni, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë derguar në terminal.

Ndërsa, rastet dërgohen në procedurë të rregullt./Shqip.com