Policia ka shqiptuar 362 tiketa për mosrespektim të ligjit anti-COVID-19
Publikuar:
(22.12.2021 10:41:15)
Disa persona, gjatë 24 orëve të fundit nuk i kanë respektuar masat kundër Coronavirusit, përcjell Shqip.com.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë shqiptuar 362 tiketa për mosrespektim të ligjit anti-COVID-19.
Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,711 tiketa trafiku.
Janë shkaktuar 49 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 16 me të lënduar, si dhe janë arrestuar 33 persona.
Ndërsa, janë dërguar në mbajtje 26 persona./Shqip.com