Lajme

Policia jep detaje të reja për therjen e tre policëve në Prizren – i dyshuari ishte në ndikim të narkotikëve

Ilustrim

Tre policë të Njësisë Speciale janë therur me thikë nga një person në Prizren.

Personi i dyshuar është lajmëruar në polici nga familjarët e tij, të cilët janë frikësuar nga sjellja e tij.

“Me datë 17 shtator 2022, rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatë se një person nga Lagja Dardania në Prizren ka sjellje agresive dhe është mbyllur ne dhomë me një thikë ne dorë, familjaret janë frikësuar se mos po e lëndon veten apo dikë tjetër dhe kanë thirr ndihmën e policisë. 

Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka shkuar në vendin e ngjarjes, janë munduar të komunikojnë me të dyshuarin, por ai edhe më tej ka qenë agresivë dhe nuk i ka përfill urdhrat e policisë e as të familjarëve”.

Policia ka njoftuar se dyshohet se personi ishte nën ndikimin e narkotikeve është kërkuar që në vendin e ngjarjes të asistoj një patrullë e Njësisë së Reagimit të Shpejt dhe autoambulanca .

“I dyshuari ka sulmuar me thikë zyrtarët policor e Njësisë së Reagimit të Shpejt, gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll. 

Në këtë rast tre zyrtar policor kanë marr lëndime trupor me thikë, por jashtë rrezikuat për jetë, të lënduar janë kryesisht në duar dhe krah . 

Njëri nga policët dërgohet në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, njëri ndalet në Spitalin Rajonal në Prizren , dhe njëri lirohet për trajtim në shtëpi”, thuhet tutje në komunikatë.

I dyshuari, i cili është 37 vjeçar është arrestua dhe  thika është sekuestruar.

Me urdhër të Prokurori Kujdestar i dyshuari ndalet për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime në Njësinë rajonale të Hetimeve në Prizren./SHQIP.com