Lajme

Policia jep detaje shtesë lidhur me incidentin në Leposaviq

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me incidentin në Leposaviq ku u sulmuan disa zyrtarë policorë.

“Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore dhe ka identifikuar dy persona të dyshuar, verifikimet e të cilëve kanë rezultuar me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale” thuhet fillimisht në njoftim.

Sipas Policisë, personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje.

Lexo edhe:
Një veturë godet atë të policisë në Leposaviç, rrezikohet jeta e zyrtarëve

“I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje.I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
Incidenti në Leposaviq, vjen reagimi nga Sveçla

Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sveçla bëri të ditur së është duke u zhvilluar një hetim dhe e Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive.

/Shqip.com