Lajme

Incidenti në Leposaviq, vjen reagimi nga Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës iu është rrezikuar jeta disa zyrtarëve policor pasi një veturë civile ka goditur veturën zyrtare në Leposaviq.

Siç thuhet në njoftimin e PK-së, për neutralizimin e situatës është shtënë edhe me armë zjarri nga ana e zyrtarëve policor.

Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Të brengosur thellë për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona me veturë tentojnë t’i shmangen postbllokut policor. Ata kanë goditur me dashje veturën e PK-së dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve. Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Lexo edhe:
Një veturë godet atë të policisë në Leposaviç, rrezikohet jeta e zyrtarëve

Më tutje Sveçla bëri të ditur së është duke u zhvilluar një hetim dhe e Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive.

“Një hetim është duke u zhvilluar dhe Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive. Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet. Mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor”.

/Shqip.com