Kulturë

Policia jep detaje se pse Shemi i “Ilirëve” u pengua të këndonte në “Sunny Hill”

Artisti Shemsi Krasniqi, është prangosur nga Policia e Kosovës, pasi ishte nisur për të kënduar në festivalin Sunny Hill.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka treguar se i artisti tentoj të ngjitej në skenë pa autorizim.

“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K, icili pa autorizim kishte hipur në binë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, sipas policisë Krasniqi, nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar që të largohej nga skena dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.

Ndërkaq, këngëtari i grupit “Ilirët”, për sjelljen e policit ka akuzuar Dukagjin Lipën, duke pretenduar se ai ka paguar policin.

Kjo erdhi pasi që sipas këngëtarit Dukagjin Lipa, nuk e kishte lejuar që ai të këndonte këngën e Adem Jasharit./Shqip.com