Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e gruas e cila ra nga ndërtesa në Prishtinë

Një grua ka vdekur në orët e mbrëmjes të së shtunës, pasi është hedhur nga një ndërtesë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 22.110.2022 – 20:20. Është raportuar se viktima femër kosovare ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore dhe ato mjekësore”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

/Shqip.com