Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimit të një 67-vjeçarje në Dragash

Ilustrim

Policia e Kosovës ka jep detaje lidhur me një vdekje të dyshimtë të një gruaje të moshës 67 vjeçare në Komunën e Dragashit.

Sipas PK-së, edhe më herët ishte raportuar se gruaja kishte qenë viktimë e dhunës në familje.

“Me 26.12.2022, ora 05:00 policia ka marr informatën se në fshatin Kuk,, KK Dragash  ka ndërruar jetë një grua e moshës 67 vjeçare  (S.D).  Trupi pa jetë është gjet në shtëpinë e saj në fshatin Kuk. Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin  dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar  është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas kontrollit dhe ekzaminimit të viktimës, mjeku kujdestar kishte vërejtur shenja dhune në trupin e saj.

“Ne ora  12:30, mjeku kujdestar I QMF Brodosan,  pas kontrollit dhe ekzamenit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se ne trupin e se ndjerës ka dyshime se ka  shenja të  dhunës.  Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast “ Vdekje e dyshimtë”. Bazuar ne te dhënat e Policisë për këtë viktime ka qene I hapur vetëm 1(një) rast I :Dhunës në familje” me date 08.11.2022  dhe ky rast është proceduar në prokurori, raste tjera nuk ka pasur. Ashtu siç pohohet në kallëzimin penal të këtij rasti, dhuna e shkaktuar ndaj viktimës në atë kohe ka qene në forme të dhunës psikike apo moskujdesit të duhur ndaj personit me nevoja te veçanta”.

Krahas kësaj, njoftohet se viktima kishte jetuar tek gruaja e vëllait dhe nipi i saj të cilët ishin kujdesur.

“E ndjera nuk ka pasur familje te ngushte, nuk ka pasur fëmijë, ka qene e martuar për 15 vite por pas vdekjes se bashkëshortit është kthyer në familjen e vëllait për te jetuar.  Pas vdekjes se vëllait për të janë kujdesuar kunata ( gruaja e vëllait) dhe nipi”.

Sipas PK-së, lidhur me këtë rast nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshimtë.

/Shqip.com