Lajme

Policia jep detaje për operacionin kundër fajdeve

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Gjatë pasdites së djeshme si rezultat i  hetimit disa mujor, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Gjykatës Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit.

Qëllimi i këtij aksioni ishte arrestimi i disa personave të cilit ishin të përfshirë në kryerjen e veprave penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje rreth këtij operacioni.

Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit, është bërë e ditur se në këtë aksion janë arrestuar 13 persona të dyshuar dhe janë kontrolluar 19 lokacione të ndryshme.

“Në operacionin e koduar TOTO ku janë arrestuar 13 të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë. Gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit” thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura.

Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/Shqip.com