Rozë

Policia jep detaje për arrestimin e Fjolla Morinës

Sot është raportuar për arrestimin e këngëtares shqiptare Fjolla Morinës.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë treguar se Fjolla është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar.

“Fjolla Morina është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë”, tha për Shqip.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Theksojmë se lidhur me këtë për Shqip.com është prononcuar edhe avokati i këngëtares Fanol Krasniqi.

“Nuk është e vërtetë ajo vetëm është shoqëruar në stacionin policor lidhur me një urdhëresë që ka qenë e vitit 2021, që nuk e ka shfuqizuar gjykata në databazën e saj”, tha Krasniqi.

Lexo edhe:
Fjolla Morina shoqërohet në Polici

Përndryshe, Fjolla u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, meqenëse mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Ajo gjithashtu u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”./Shqip.com