Lajme

Policia jep detaje: Një person është arrestuar në Gazimestan, dyshohet për nxitje të urrejtjes

Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në manifestimin Gazimestan, pasi që i njëjti dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes.

Policia e Kosovës ka njoftuar që ky manifestim të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore.

“Ndërsa gjatë manifestimit në Gazimestan një person shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes. Po ashtu lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës më kohë ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë, para, gjatë dhe pas manifestimit.

“Në kuadër të realizimit të planit operativ “Vidovdani 2022”, sot në orët e mëngjesit në pikat kufitare SPK Vërmicë dhe SPK Kullë, gjatë kontrollit policorë zyrtarët kufitar në tri raste të ndara kanë ndaluar për kontrolle dhjetë persona serb shtetas të Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit zyrtar nga PK-ja, gjatë kontrollit në bagazhet e automjeteve të tyre janë hasur disa fanella të dyshuara me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes./Shqip.com