Lajme

Policia jep detaje lidhur me kërcënimin me bombë në Aeroport

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Zyrtarët e Aeroportit të Prishtinës gjatë ditës së sotme kanë pranuar një kërcënim me bombë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Njoftim zyrtar! Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar ne detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, ka thënë Gara.

Lexo edhe:
Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Lidhur më këtë rast, nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Kjo nuk është hera e parë që paraqiten kërcënime me bombë në Aeroportin e Prishtinës por që ato kërcënime kanë dal që kanë qenë të rrejshme.

/Shqip.com