Policia italiane godet një rrjet kinez prostitucioni
Katër masa sigurie dhe një arrestim në kuadër të operacionit “Baby-doll” nga policia italiane e Astit, kundër shfrytëzimit të prostitucionit, janë ekzekutuar nga skuadra lëvizëse e komisariatit të policisë me koordinim të Prokurorisë Publike, së bashku me sekuestrimin parandalues të një shtëpie prostitucioni në zonën e stacionit të qytetit, në rrugën Comentina. Gjithashtu, janë kryer disa kontrolle në banesa në Torino.
Organizata drejtohej nga dy gra kineze të moshës 49 dhe 51 vjeçe, Jiangong Huang (në burg në Torino) dhe Luo Meijuan (detyrim paraqitje), të mbështetura nga Furio Ardissone (tani në arrest shtëpie), një 68-vjeçar banues në Torino dhe Artan Sulaj (detyrim paraqitje), 54-vjeçari shqiptar, pronar i shtëpisë së prostitucionit në Asti.
Organizata menaxhonte reklamat në ueb, telefonatat përmes një centrali të vërtetë, rekrutimin e prostitutave të reja dhe raportimin e të ardhurave. Në dy muaj u konfirmuan 825 klientë, me shfrytëzimin e 4 prostitutave të ndryshme. Të gjitha për një xhiro prej 42 mijë eurosh.
Autoritetet thanë se hetimi kishte nisur në fillim të vitit 2022, teksa nga kontrollet janë sekuestruar edhe rreth 18 mijë euro cash dhe një armë. Gjatë operacionit, u arrestua edhe një grua tjetër kineze, Dan Hong, 42 vjeç, e akuzuar se kishte menaxhuar së fundmi shtëpinë në Asti, duke shfrytëzuar dy prostituta.
/Shqip.com