Rozë

Policia ia ndërpren mbrëmjen muzikore, Labi: Mos ma lësho baterinë se nuk jam qorr

Labinot Tahiri

Labinot Tahiri mbrëmjen e djeshme ka qenë duke i argëtuar fansat e muzikës së tij në një lokal

Derisa ambienti ka qenë i mbushur me njerëz, Policia ka vendosur që të ndërhyjë në mbrëmjen e tij muzikore.

Një gjë e tillë ndodhi pasi thuhet se në po të njëjtin vend nuk janë respektuar masat antiCOVID.

Megjithatë, Labi pati edhe një moment me policinë, derisa iu drejtua me mikrofon.

“Mos ma drejto baterinë se nuk jam qorr, e dini ju që kam respekt për ju”, është shprehur ai.

Një video e tillë është bërë menjëherë virale në rrjet, teksa u komentua edhe veprimi i këngëtarit./SHQIP.com