Lajme

Policia i cilëson manipulim me prova, zhdukjen e mostrave të Deharit

Ilustrim

Policia e Kosovës e ka cilësuar manipulim me prova, zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se njoftimi për humbjen e tyre, e ka bërë një zyrtare e këtij institucioni.

“Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka  raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në raportin e policisë.

Një ditë më parë janë suspenduar disa punëtor të këtij instituti, të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në zhdukjen e këtyre provave.

/Shqip.com