Lajme

Policia i arrestoi e më pas i liroi 10 personat të cilët të maskuar dhe me qen parakaluan në sheshet e Prishtinës

Personat e maskuar duke parakaluar në sheshet e Prishtinës

Dhjetë persona të maskuar dhe me dy qenë kanë parakaluar nëpër sheshet qendrore të Prishtinës pasditen e së dielës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti tha se personat e maskuar me paraqitje e tyre ju kanë shkaktuar shqetësim qytetarëve.

“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë, policia ka ndalur dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona.

Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qenë, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke ju shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë”, është shprehur Ahmeti.

Policia e Kosovës

Sipas Ahmetit, personat në fjalë, pas intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit, janë liruar.

Ndërsa, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike./Shqip.com