Lajme

Policia gjermane zbret Edi Ramën nga avioni – Qeveria shqiptare del me njoftim

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama

Drejtori i Komunikimit në Qeverinë e Shqipërisë, Endri Fuga ka thënë se lajmi që kryeministri shqiptar, Edi Rama është shoqëruar nga policia gjermane pasi nuk ka mbajtur maskë është i vjetër.

Ai tha se çështja nuk kishte të bënte me maskë, por më sjelljen e keqe të një anëtari të ekuipazhit.

“Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua qe atë ditë”.

Në anën tjetër, sipas medias gjermane “SPIEGEL”, Rama është shoqëruar nga policia e shtetit gjerman pasi ka refuzuar që të mbajë maskën  në avion.

Tutje, thuhet se kreu i qeverisë shqiptare refuzoi me forcë kundër mbajtjes dhe për këtë ekuipazhi i kabinës është dashur të thërriste  kapitenin për ndihmë.

“Vetëm pasi është bindur nga  një punonjës i Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën e Senatorit, Rama pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për korona, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa”, thuhet në tekst.

Linja ajrore më pas e ricaktoi atë dhe delegacionin e tij prej dhjetë anëtarësh në një lidhje tjetër me Shtetet e Bashkuara. 

Ai për këtë është gjobitu edhe më një gjobë për shkelje të detyrimeve./SHQIP.com