Lajme

Policia gjen thika dhe drogë në disa shkolla në Mitrovicë dhe Vushtrri

Gjësendet e sekuestruara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka realizuar kontrolla për parandalim dhe ofrim të sigurisë në disa shkolla fillore dhe të mesme në Mitrovicën dhe Vushtrri.

Në shkollat fillore dhe të mesme, Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjësende të paligjshme që i posedonin nxënësit, shkruan Shqip.com.

“Urdhër kontrollet e nxënësve janë realizuar në bazë urdhëresave së lëshuar nga Gjykatat kompetente me ç’ rast gjatë kontrollimit në  Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë,  janë gjetur dhe sekuestruar, një cigare me substancë narkotike, një mulli për bluarje të substancave narkotike”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Ndërsa, nga kontrollet e realizuara në tri shkolla të mesme dhe dy fillore në Vushtrri, brenda hapësirave të shkollave  janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një shufër metalike.

“Në Shkollën e Mesme Teknike  “Lutfi Musiqi” është sekuestruar një thikë dhe  një shufër metalike, ndërsa në Shkollën  e Mesme të Ulët “SHMU1” është gjetur dhe sekuestruar një thikë”./Shqip.com