Lajme

Policia gjen në një minibus 18 migrantë nga Siria, Egjipti e Iraku

Migrantet nga Siria, Iraku dhe Egjipti

Policia  e Kosovës gjatë kontrolleve për parregullësi në trafik ka ndalur një minibus ku ka identifikuar 18 migrantë.

Migrantët e identifikuar ishin nga Siria, Egjipiti dhe Iraku të cilët përmes rrugëve ilegale përfshirë edhe Kosovën tentuan të dilnin në vendët e BE-së.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Trafikut Rajonal- Prishtinë gjatë zbatimit të detyrave të rregullta për identifikimin e kundërvajtësve dhe parregullësive të tjera në trafikun rrugor, ka ndaluar për kontroll rutinore një automjet – minibus i tipit Mercedes, me targa vendore, ku gjatë kontrollimit të tij janë identifikuar 18 (tetëmbëdhjetë) persona, ku prej tyre 11 (njëmbëdhjetë) shtetas nga Siria, 6 (gjashtë) shtetas nga Egjipti dhe 1 (një) nga Iraku” thuhët në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kalimi i tyre në vendët e BE-së, thuhet së është bërë në mënyrë të organizuar dhe të udhëhequr nga disa persona.

Të njëjtit kanë potencuar se në mënyrë të organizuar dhe të udhëhequr nga disa persona, përmes rrugëve ilegale nga Turqia, dhe shtete të tjera, përfshirë edhe Kosovën, kishin për qëllim shkuarjen në drejtim të vendeve të BE-së”, thuhet në njoftim.

Minibusi me migrantë

Lidhur me rastin janë angazhuar zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Departamentit për Kufi të cilët janë marrë me procedurat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit kujdestar shoferi i minibusit është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa, shtetasit e huaj pas intervistimit nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Prishtinë janë dërguar në qendër të azilit./ Shqip.com