Lajme

Policia gjen dhe konfiskon armë në dy lokacione në Malishevë

Policia ka gjetur dhe konfiskuar disa armë pas një kontrolle në dy lokacione në komunën e Malishevës.

“Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për përdorim të armës së zjarrit, ka siguruar urdhër për kontroll nga Gjykata i cili është zbatuar me datën 05.04.2024 në dy lokacione të ndryshme, në vendbanimet e dy të dyshuarve (meshkuj kosovarë, të moshës madhore) në fshatin Turjakë në Malishevë”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në posedim të tyre janë gjetur dhe konfiskuar:

Dy armë zjarri të gjata,

Dy armë zjarri të shkurtra, të llojit pistoletë,

Një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, e llojit revolver,

Një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë,

Një armë zjarri e shkurtër (artizanale),

Pesëdhjetë e dy copë fishekë dhe

Katër karikator.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

/Shqip.com