Lajme

Policia e Shtetit zbulon planin për vrasjen e ish-drejtorit Gledis Nano

Një anëtar i rrezikshëm i një grupi kriminal kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon.

Por i gjithë plani ka dështuar pasi është zbuluar nga Policia e Shtetit.

Bëhet fjalë për një plan që është zbuluar rreth 3 muaj më parë për të cilin vijojnë hetimet sekrete.

Paraprakisht dyshimet janë se plani për vrasjen e ish-kryepolicit është bërë për shkak të hetimeve që Nano ka bërë për të njëjtin grup në kohën ishte drejtues i Antiterrorit.

Nuk dihet saktësisht në çfarë kushtesh është zbuluar plani nga policia.

/Shqip.com