Sport Ndërkombëtar

Policia e Manchesterit njofton për datën e seancës gjyqësore të Greenwood

Policia britanike ka konfirmuar kërkesën e Greenwood për zgjatjen e lirimit me kusht teksa presin seancën për sulmuesin e Manchester Unitedit.

Sulmuesi 20-vjeçar u arrestua për herë të parë në janar, duke çuar në pezullimin e tij për një kohë të pacaktuar në “Old Trafford”.

Policia e Madhe e Mançesterit ka konfirmuar se është bërë një kërkesë për zgjatjen e lirimit me kusht të Mason Greenwood, me sulmuesin e Unitedit të arrestuar në janar me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje.

Selia e Policisë së Madhe të Manchesterit

“Është bërë një kërkesë në gjykata që lirimi i tij të zgjatet përtej të shtunës 30 prill, por seanca nuk pritet të jetë deri në mes të qershorit. I dyshuari do të qëndrojë me kusht deri në datën e seancës gjyqësore.”, u tha ndër tjerash në njotimin e tyre.

20-vjeçari u arrestua për herë të parë në 30 janar pas publikimit të imazheve dhe videove në internet nga një grua që raportonte incidente të dhunës fizike.

Ai u lirua me kusht më 4 shkurt, me United që tashmë kishte marrë vendimin deri në atë pikë për ta pezulluar atë “deri në njoftimin e mëtejshëm”.

E dashura e Greenwood postoi “instastory” për dhunën e ushtruan nga ai

Hetimet mbeten në vazhdim dhe tani është zbuluar se lirimi me kusht i Greenwood do të zgjatet përtej 30 Prillit.

Seanca në fjalë nuk do të mbahet deri në mesin e qershorit.

Greenwood nuk ka luajtur për United që nga një takim në Premier League me West Ham më 22 janar.

NIKE kishte marrëveshje milionëshe me Greenwood, por që u ndërpre

Përveç pezullimit të pacaktuar në Old Trafford, edhe Nike anuloi të gjitha partneritetet tregtare me të. /Shqip.com