Policia e Manchesterit njofton për datën e seancës gjyqësore të Greenwood

Policia britanike ka konfirmuar kërkesën e Greenwood për zgjatjen e lirimit me kusht teksa presin seancën për sulmuesin e Manchester Unitedit.
Sulmuesi 20-vjeçar u arrestua për herë të parë në janar, duke çuar në pezullimin e tij për një kohë të pacaktuar në “Old Trafford”.
Policia e Madhe e Mançesterit ka konfirmuar se është bërë një kërkesë për zgjatjen e lirimit me kusht të Mason Greenwood, me sulmuesin e Unitedit të arrestuar në janar me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje.

“Është bërë një kërkesë në gjykata që lirimi i tij të zgjatet përtej të shtunës 30 prill, por seanca nuk pritet të jetë deri në mes të qershorit. I dyshuari do të qëndrojë me kusht deri në datën e seancës gjyqësore.”, u tha ndër tjerash në njotimin e tyre.
20-vjeçari u arrestua për herë të parë në 30 janar pas publikimit të imazheve dhe videove në internet nga një grua që raportonte incidente të dhunës fizike.
Ai u lirua me kusht më 4 shkurt, me United që tashmë kishte marrë vendimin deri në atë pikë për ta pezulluar atë “deri në njoftimin e mëtejshëm”.

Hetimet mbeten në vazhdim dhe tani është zbuluar se lirimi me kusht i Greenwood do të zgjatet përtej 30 Prillit.
Seanca në fjalë nuk do të mbahet deri në mesin e qershorit.
Greenwood nuk ka luajtur për United që nga një takim në Premier League me West Ham më 22 janar.

Përveç pezullimit të pacaktuar në Old Trafford, edhe Nike anuloi të gjitha partneritetet tregtare me të. /Shqip.com