Lajme

Policia e liron të dyshuarin për sulmin ndaj banores në “It’s My Home”

Teuta

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka liruar në procedurë të rregullt të dyshuarin që sulmojë një vajzë në emisionin “Its my home”.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00, ku me pas është shpërnda me të madhe në rrjete sociale.

“KANOSJE & SULM – Prishtinë 14.09.2022-12:00. Pas publikimit me videot që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale  ku shifet si fjalosje ndërmjet dy konkurrentëve,  një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare në një emision, janë intervistuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport.

Ndryshe, një banore e emisionit ‘It’s my Home”, është sulmuar fizikisht nga një banor tjetër.

Kjo erdhi pas një debati që ata të dy ishin përfshirë, ku një banor ka goditur me këpucë banoren tjetër.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte.

Ndërkaq, disa nga banorët e tjerë nuk reagojnë për rastin, dhe i dalin në krahë banorit që e sulmoj fizikisht vajzën, duke promovuar kështu dhunën dhe bullizmin në televizion.

Emisioni është mjaft i shikuar, rreth 8,270 njerëz e shikojnë gjatë transmetimit live./SHQIP.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022