Lajme

Policia e Kosovës: Situata në veri është e qetë, jemi të gatshëm të ndërhyjmë në rast nevoje

Branislav Radoviç, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Veriu i vendit po vazhdon të jetë i qetë pas implementimit të marrëveshjes për dokumente të hyrje-daljeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka thënë për Shqip.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Branislav Radovic.

Duke folur për sigurinë në veri, Radoviç tha se PK-ja është në të gjitha pikat kufitare dhe po ofron siguri.

“Situata është e qetë dhe stabile. Të gjitha pikat kufitare në veri të vendit janë pa tensione, nuk ka asnjë incident të shënuar. Policia e Kosovës është në të gjitha pikat kufitare duke u kujdesur që në vend të ofroj siguri”, tha ai.

Ai shtoi se në asnjë pikë kufitare nuk ka forca të shtuara të Njësisë Speciale e as të KFOR-it.

Sa i përket parajamërimit të ndonjë proteste apo aksioni nga banorët serbë, Radoviç tha se në polici nuk ka kërkuar askush të zhvillojë ndonjë aktivitet kundër implementimit të marrëveshjes për dokumentet të hyrje-daljeve.

Këto çështje dhe të tjera mund t’i ndiqni në intervistën e Radoviç./Shqip.com