Lajme

Policia e Kosovës shpall në kërkim një të dyshuar për vjedhje

Policia ka publikuar fotografinë edhe të një të dyshuari tjetër për vjedhje, duke kërkuar ndihmë për identifikimin apo lokalizimin e tij.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Person i shpallur në kërkim

Prishtinë, 16 janar  2024- Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin  e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së nenit 71, paragrafit 4, pika 4.1, 4.4, 4.12, lidhur me zbatimin e nenit 77, paragrafit 2, të KPP-së, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale;

“Vjedhja”, konform  nenit 313 të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.

/Shqip.com