Lajme

Policia e Kosovës shoqëron në stacion 12 persona që ishin duke luajtur bixhoz në Prizren, arrestohet pronari

Bixhoz

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar 13 persona në stacionin policor, pasi të njëjtit ishin duke luajtur bixhoz në një lokal në Prizren.

Në vend ngjarje janë sekuestruar një aparat bixhozi “KAJOT”, letra për lojë, cipat për bixhoz dhe disa fletore për shënime.

Policia ka thënë se pronari ka deklaruar se ata kanë paguar një euro për orë.

“Më datë 04.03.2022, në orës 00:50, Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën ”Njazi Alishani” në Prizren , në një lokale është duke u luajtur bixhoz. Veprimet e Policisë kanë qenë të menjëhershme, ku brenda lokalit me mbishkrimin “OBESSS”, kanë hasur personat te cilët kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë. Pronari deklaron se disa persona kanë luajtur bixhoz, ku atij i kanë paguar nga 1 (një) Euro për një orë loje”.

Sipas policisë me vendim të prokurorisë 12 nga ta janë liruar me procedure të rregullt, ndërsa pronari është arrestuar.

“Pas intervistimit të personave të dyshuar, e konsultimi me Prokurorin Shtetit iniciohet Rasti “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndaj 13 personave, pronarit i lokalit S G ndalohet për 48 ore me vendimin e prokurorit, ndërsa 12 të tjerë të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”./SHQIP.com