Lajme

Policia e Kosovës sekuestron drogë dhe para në Prishtinë, arrestohet një person

Sot, me datë 17.05.2023, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik/Sektori Qendror i Hetimeve, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike kanë ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të RKS-së, të cilin e drejtonte i dyshuari me iniciale (B.S.).

“Gjatë realizimit të kontrollit në automjetin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar shtatë (7) paketime të vogla me peshë rreth (4) gram (e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë)”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, sipas Policisë, në vazhdën e angazhimeve policore antidroga e PK-së në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë realizuar një operacion kontrolli edhe në shtëpinë dhe banesën e personit të dyshuar në Prishtinë.

Gjatë operacionit të kontrollit në banesën e të dyshuarit të lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:

Substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth (570) gram, me vlerë tregu vendor rreth (57,000) Euro.

Tri (3) peshore digjitale,

Njëmijë (1000) Euro, para kesh,

18 Dollar amerikan,

160 Franga zvicerane,

20 Funta angleze,

20 dinar serb,

Dy (2) telefona dhe

Një (1) Automjet e tipit Audi.

Marrja e provave dhe procedurat tjera janë kryer nga njësia e Forenzikes.

Me vendim të prokurorisë i dyshuari ndalohet në mbajtje për vazhdimin e hetimeve të mëtutjeshëm.

/Shqip.com