Lajme

Kapen rreth 18 kg marihuanë në autostradën Prizren-Veri – arrestohen dy persona-i treti në arrati

sekuestrohet droge

Policia e Kosovës ka sekuestruar 18 kilogram marihunë si dhe në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar 2 vetura dhe 2 telefona mobil.

Përmes komunikatës për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se që pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative në teren  ka ndaluar dy vetura në rrotullimin hyrje-dalje  në autostradën Prizeren-Veri.

Gjatë kontrolleve policore, në këto dy vetura janë gjetur qese plastike si dhe një qese plastike me 36 paketime me marihuanë me peshë gjithsej rreth 18kg.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – DHTN, pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative në teren, me datë 01.06.2022 në rrotullimin hyrje-dalje në autostradë Prizren-Veri ka ndaluar dy vetura të dyshuara ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur : 1 qese e plastikës, 1 valixhe me 36 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, me peshë gjithsej rreth 18 kg” thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një veturë e tipit ,,Renault”, një veturë e tipit ,,Audi” si dhe dy telefona.

Substanca e sekuestruar nga Policia e Kosovës

Policia njofton se ka kontrolluar dhe shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asnjë dëshmi.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”.

Sipas PK-së, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit ndërsa, një person tjetër gjendet në arrati./Shqip.com.