Lajme

Policia e Kosovës parandalon mallra të kontrabanduara nga Serbia

Policia e Kosovës parandalon mallra të kontrabanduara nga Serbia
Policia e Kosovës parandalon mallra të kontrabanduara nga Serbia

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në terren.

Njësia e task forcës (DRK) Lindje pas pranimit të informatave nga tereni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë dhe rajonale në zonën e Kamenicës dhe Gjilanit“, thuhet në njoftimin për media.​

​Tutje, sipas Policisë, rreth orës 19:10 në magjistralen Kamenicë-Gjilan është ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore me drejtues të dyshuarin m/k me iniciale (B.A.) i moshës 29 vjeçare. ​

Gjatë kontrollit në furgon janë gjet të ngarkuara lule dekorative të llojeve të ndryshme: Nëntëdhjetë e tri (93) pako, njëmijë e dyqind e dyzet e pesë (1245) vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia“, thuhet në njoftim.​

​Rasti është duke u trajtuar nga Policia dhe të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit njofton Drejtoria për Medie e Policisë së Kosovës, përcjellë Shqip.com.

/Shqip.com