Lajme

Policia e Kosovës ndërprenë një garë me automobila, shqipton 46 kundërvajtje

Policia e Kosovës/ Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndërprerë një garë të paligjshme me automobila.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Daut Hoxha- zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës, Njësia për kontroll në autostradë, pas marrjes së informacioneve  se është duke u përgatitur një garë e paligjshme me automobila në autostradën Trudë-Mazgit ka ndërmarr veprimet dhe masat e nevojshme ligjore për parandalim dhe zbatimin e ligjshmërisë”, ka thënë Hoxha.

Po ashtu sipas njoftimit, në ora 16:30 kanë filluar të mblidhen një numër i automjeteve dhe këmbësoreve në cilësinë e shikuesve. Janë njoftuar njësitet relevante nga stacioni policor veriu dhe njësitet për reagim të shpejtë në Prishtinë të cilat ju kanë përgjigjur kësaj ngjarje.

Lidhur më këtë garë të paligjshme sipas Policisë, janë shpërndarë 46 kundërvajtje.

“Gjatë angazhimit njësitet policore janë bashkërenduar dhe janë marr masat ne vijim; janë shqiptuar gjithsej 46 kundërvajtje, 36 kundërvajtje vozitësve si dhe 10 kundërvajtje këmbësoreve”, ka thënë Hoxha.

Njësitet policore dhe ato për mbikëqyrje të autostradës mbeten në gjendje gatishmërie dhe varësisht prej zhvillimeve në teren do të ndërmerren masa të nevojshme ligjore për të garantuar zbatueshmerinë e ligjit  në trafik dhe sigurisë se përgjithshme rrugore, thuhet më tutje në njoftimin e Poliicisë./Shqip.com