Lajme

Policia e Kosovës me post-blloqe në Veri- pajisen edhe me antiplumb

Policia e Kosovës ka hartuar një plan veçantë për sot derisa është duke u mbajtur referendumi në Serbi.

Njësitë Speciale janë vendosur në pjesën veriore të Mitrovicës dhe po qëndrojnë në gjendje gatishmërie në rast se ka ndonjë zhvillim atje, raporton Shqip.com.

Në pamjet e siguruara nga Shqip.com, Policia shihen të pajisur edhe me antiplumb, ashtu siç u është kërkuar me plan operativ, janë pozicionuar edhe para Lagjes se Boshnjakeve, në Mitrovicën e Veriut.

Policia e Kosovës e vendosur pranë lagjes së Boshnjakeve në hyrje të Mitrovicës së veriut

Ky mobilizim është bërë pasi qytetarët e Serbisë sot do të votojnë në referendum për ndryshime në Kushtetutë.

Serbia kishte tentuar të hapte qendrat e votimit për referendum edhe në Kosovë, mirëpo Qeveria e Kosovës nuk e ka lejuar këtë gjë, ani pse iu kërkua nga të gjitha shtetet e QUINT-it.

Në seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës votoi një rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi./Shqip.com

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës