Lajme

Policia e Kosovës me plan operativ, bllokon rrugët për Sunny Hill, kërkohet shfrytëzimi i rrugëve alternative

Policia e Kosovës ka dalur me një plan operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë.

Përmes një komunikate për media, me qëllim të mbarëvajtjes së festivalit, do të bllokohen pjesërisht ose plotësisht rrugët të cilat të dërgojnë në Gërmi.

“Për shkak të  fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonën. Do të ketë ndalimqarkullimi për mjetet motorike dhe qytetarët në rrugën “Dr.Shpëtim Robaj” që nga hyrja në parkun Gërmia (te laura) e deri në kryqëzimin e rrugës me fshatin Butovc”.

Parku Germia

Ndërsa përjashtim do të kenë automjetet e policisë dhe ndihmës së shpejtë, zjarrëfiksëve dhe mjeteve të akredituara në shërbim të festivalit.

Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që të shfrytëzohen rrugët tjera nga qytetaret që mësyjnë Butovcin (rrugën nëpër Kolovicë) ose pjesën e epërme të Gërmisë (rrugën nga Matiqani).

Sunny Hill do të mbahet nga sot me 4 gusht deri me 8 gusht të këtij viti dhe rrugët do të jenë të bllokuara deri në orën 07:00 të 8 gushtit./Shqip.com