Lajme

FOTO / Policia e Kosovës kryen bastisje në Leposaviq, gjen narkotikë, armë e municion

Policia e Kosovës gjatë një bastisje në fshatin Zamenicë të Leposaviqit ka gjetur dhe sekuestruar narkotikë, armë e municion.

– 6 (gjashtë) qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit Marihuanë me peshë rreth 2600 gram,

– 1 (një) pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë,

– 4 (katër) karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithsej 23 fishekë,

– 1 (një) radiolidhje.

Me udhëzim të prokurorit janë iniciuar rastet “Blerja , posedimi , shitja dhe shpërndarja e paautorizuar narkotikëve substancave psikotrope apo analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës”.

I dyshuari nuk është hasur në shtëpi, ndodhet në kërkim policor.

“Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet ‘Blerja , posedimi , shitja dhe shpërndarja e paautorizuar narkotikëve substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës,. Lidhur me rastin personi i dyshuar nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore sipas kompetencës.”

/Shqip.com