Lajme

Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona, dyshohet se kryen një vrasje

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për vendndodhjen e dy personave të cilët janë shpallur në kërkim.

‘’Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personave në kërkim policor’’ thuhet në njoftimin e Policisë

Sipas Policisë ’Vrasja e rëndë’ ka ndodhur me datën 10.05.2022 në Kaçanik , përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’, ku  si pasojë humbi jetën 30 vjeçari me inicialet H.B. (M/K) dhe mbeti i plagosur rëndë personi tjetër me inicialet K.B (M/K) i moshës 32 vjeçar.

Personat e dyshuar e që janë shpallur në kërkim nga Policia janë Hyqmet (Shaqir) QORRI dhe Lirim (Naser) TUSHA .

Policia ka kërkuar nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendodhjen e tyre, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati thuhet më tutje në njoftimin e Policisë./Shqip.com