Lajme

Policia e Kosovës kap mbi 1 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion

Policia Kufitare e Kosovës në Veri ka arritur që të kap 1 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion.

Fillimisht Policia gjatë patrullimit ka ndalur një veturë të cilën e drejtonte një shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar malli që nuk kishte ndonjë dokumentacion.

“Me datë 28.05.2022, rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit” thuhet në njoftimin e Policisë.

Vaji ushqimor i ndaluar nga Policia Kufitare

Lidhur më këtë rast është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti ” Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Terminal Doganorë./Shqip.com