Lajme

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person në vendin e njohur si Gazimestan gjatë festës së Vidovdanit

Në videon e siguruar nga Shqip.com, shihet se si një person është arrestuar nga ana e forcave policore.

Dhjetëra serbë janë mbledhur sot për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

Policia e Kosovës nuk i ka lejuar disa serbë që t’i afrohen vendit në Gazimestan, ku po shënohet Vidovdani, pasi bartnin fanella provokuese, si hartën e Kosovës dhe katër shkronjat “S”.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë janë duke u kontrolluar nga policia.

Viteve të kaluara, të pjesëmarrësit serbë janë gjetur edhe armë të ftohta, ndërkohë që edhe ka pasur arrestime për shkak të provokimeve.

Shqip.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacion lidhur me këtë arrestim, por që nuk ka marrë ndonjë përgjigje./Shqip.com