Lajme

Policia e Kosovës jep detaje pasi që priftërinjtë serbë u ndaluan të shërbejnë në Kishën Ortodokse

Policia e Kosovës sot ka ndaluar priftërinjët të shërbejnë në Kishën Ortodokse, të cilët kishin për të festuar Ditën e Shpëtimtarit.

Lidhur me këtë rast për Shqip.com është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 04:30, njësia patrulluese policore përgjatë kryerjes së detyrave të zakonshme në zonën qendër, ka ndaluar një veturë me tre persona, dy nga të cilët shtetas të huaj.

Po ashtu Borovci është shprehur se ndërkohë që janë kryer veprimet e nevojshme verifikuese nga ana e policisë, të njëjtit janë lënë të lirë për të vazhduar më tutje.

“Ndërlidhur me pretendimet për ndonjë aktivitet fetar, përveç liturgjisë së Kishës Ortodokse që po vazhdon të mbahet në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës nuk kemi ndonjë aktivitet tjetër të paralajmëruar” ka thënë Borovci.

Ky aktivitet ka qenë i paralajmëruar dhe për aq sa i takon policia po monitoron ngjarjen për të lehtësuar rrjedhën normale të tij, ka thënë më tutje Borovci.

Kjo nuk është hera e parë që priftërinjët serb kryejnë ndonjë aktivitet në Kishën Ortodokse Serbe në Prishtinë./Shqip.com