Lajme

Policia e Kosovës i reagon mediave serbe: Nuk kemi plagosur asnjëri

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Një person ka mbetur i plagosur nga përfshirja me armë zjarri në mbrëmë rreth orës 23:48 në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke i hetuar rrethanat e plagosjes, derisa tha se i plagosuri aktualisht ndodhet në Spitalin e veriut duke marrë trajtim mjekësor.

PK-ja thotë po ashtu se një njësitë policor ndodhet në Spitalin e qytetit dhe po kryen hetime intensive.

“Nga aty kan pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij. Policia e Kosovës, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti”, ka njoftuar policia.

Tutje Policia ka sqaruar edhe raportimet e mediave serbe se ky institucion është përfshirë në gjuajtje me armë zjarri.

“Andaj, bazuar në informacionet zyrtare, vërtetohet se Policia e Kosovës nuk është përfshir në asnjë rast të gjuajtjes me armë zjarri, dhe mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të personit të plagosur i cili gjendet duke u trajtuar në qendren spitalore në Mitrovicë Veriore, ku sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetë”, njofton tutje PK-ja.

/Shqip.com