Lajme

Policia e Kosovës dhe Shqipërisë fillojnë patrullimet e përbashkëta

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kanë filluar patrullimet e përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë.

E ky bashkëpunim vjen me të vetmin qëllim: parandalimi i aksidenteve dhe rritja e sigurisë në trafikun rrugor.

“Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit Shqiptar kanë hartuar memorandum bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta të dy policive rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Postimi i plotë:

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit Shqiptar kanë hartuar memorandum bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta të dy policive rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri dhe numrit të madh të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore në mes të dy vendeve, është vlerësuar i suksesshëm ky patrullim i përbashkët.

Ky patrullim ka për synim rritjen e efikasitetit në sigurinë rrugore, parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

/Shqip.com