Lajme

Policia e Kosovës arreston katër persona, ishin përfshirë në kultivimin dhe trafikim me narkotik

Arrestim

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë katër persona në dy raste të ndara.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit merreshin me kultivimin dhe trafikim me narkotik.

Në rastin e parë, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, pas hetimit preliminar, kanë arritur të sigurojnë të dhëna se disa të dyshuar janë të përfshirë në vepra penale që lidhen me narkotikët.

“Sot më 05.08.2022, pas marrjes së urdhëresës  nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjilan, në ora 09:30, janë kontrolluar objektet e dy të dyshuarve: L.K., (viti i lindjes 1999, mashkull, kosovar) dhe M.K., (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar).Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova: substancë narkotike-marihuanë me peshë prej 121.2 gr.; nëntë bimë  kanabis–sativa; një armë gjahu dhe 159 copë fishekë. Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Droga e konfiskuar

Ndërsa në rastin e dytë hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informate se në një shtëpi banimi në fshatin Paldenicë –Hani i Elezit është duke u kultivuar kanabis-sativa, kanë realizuar kontroll në atë lokacion.

Droga e konfiskuar

“Gjatë kontrollit është gjetur një laborator i improvizuar në të cilin kishin qenë duke u kultivuar bimët kanabis-sativa. Si prova materiale janë konfiskuar 26 bimë kanabis-sativa dhe janë sekuestruar disa pajisje që janë përdorur në atë laborator. Lidhur me këtë, policia ka arrestuar dy të dyshuar: A.B., (viti i lindjes 2003, mashkull, kosovar) dhe A.B., (viti i lindjes 1996, mashkull, kosovar)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Paisja

Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Mjetet e konfiskuara

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prere./Shqip.com