Lajme

Policia dhe Dogana aksion në barnatoret në Veri të vendit

Policia e Kosovës është duke e asistuar Doganën në zhvillimin e aksioneve në dy lokacione në Veri të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, i cili tha se aksioni po zhvillohet në barnatore.

“Kontrolli kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra, gjegjësisht produkte mjekësore”, tha Elshani.

/Shqip.com