Lajme

Policia bastis disa lokacione nën dyshimin e kontrabandimit me migrantë, arrestohen 10 persona

Drejtoria Rajonale e Prishtinës në raportin 24 orësh ka njoftuar se dje janë bastisur pesë lokacione nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Në njoftim shkruhet se gjatë bastisjeve janë gjetur e konfiskuar tri revole të llojeve të ndryshme, një armë automatik, një armë karabinë, 15 aparate telefonike dhe para të gatshme në vlerë dy mijë e dyqind (2220) euro.

“Lidhur me rastin njësitë policore me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë bërë bastisjen e pesë lokacioneve, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri revole të llojeve të ndryshme, një armë automatike AK-47, një armë karabinë, një kornizë druri, rreth 218 fishekë, 15 aparate telefonike si dhe para të gatshme rreth dy mijë e dyqind (2220) euro”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas asaj që raporton Policia e Kosovës, gjatë bastisjeve janë identifikuar edhe 31 viktima të kontrabandimit me migrant.

Pas përfundimit të aksionit janë arrestuar gjashtë shtetas të Kosovës dhe katër të huaj, pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/Shqip.com